ALBTIME.COM

Shqip dhe në kohe

Ambasada amerikane përkrah objektet kulturore

369c73400ba657c2689ec078e36c8ceb
Lajme

28.02.2014 14:51

Burimi:

Dergoja shokut







Xhamia e Larme në Tetovë, Hamami i Daut Pashës në Shkup, Kisha “Shpëtimtari i Shenjtë” si dhe 8 objekte të tjera me vlerë kulturore janë pjesë e projekteve që Ambasada Amerikane në Maqedoni ka mbështetur financiarisht përmes Fondit të Ambasadorit për ruajtje të trashëgimisë kulturore.

 Financimi është shtrirë në harkun kohor 12 vjeçar, nga 2001 deri në 2012, dhe këto vepra janë shpalosur përmes një botimi mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e veprave kulturore.

‘Ne besojmë në vlerat e ndarjes së traditës me të tjerët. Këto lokalitete do të shërbejnë jo vetëm si përkujtues historik, por gjithashtu edhe si ura për të ndërtuar lidhje më të fuqishme të mirëkuptimit të ndërsjellë në botë. Ne jemi krenar që përmes Fondit të ambasadorit për ruajtje të kulturës kemi investuar mbi një milion dollarë vetëm në Maqedoni’, u shpreh Poll Uollers, ambasador i SHBA-së në Maqedoni,transmeton Alsat.

Nga viti 2001, përmes Fondit të Ambasadorit, ambasadat amerikane kanë përkrahur mbi 750 projekte të trashëgimisë kulturore e fetare në më shumë se 120 shtete të botës. Shuma përllogaritet mbi 26 milion dollarë. Vetëm në Maqedoni nga ky fond i ambasadorit janë ndarë 1 milion dollarë. Pjesë e këtij projekti mbështetur në frymën e mirë të ndarjes së traditës, është edhe Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.


Më të rejat nga Lajme

210x150
Botë
Sulm me sëpatë në Nju Jork: Një i vdekur, dy policë të plagosur (VIDEO)

Një njeri me sëpatë e ka kthyer një rrugë të zënë të Nju Jorkut në një skenë të kaosi...

24.10.2014 10:55


210x150
Maqedoni
Komisioni për antikorrupsion tërheqë vërejtjen 11 personave që kryejnë dy funksione

Komisioni shtetërorë për antikorrupsion , sot u ka tërhequr vërejtjen 11 personave të cilët kryejnë dy funksio...

24.10.2014 10:52


Mos lëshoni