ALBTIME.COM

Shqip dhe në kohe

Si të mësojmë fëmijën të respektojë veten dhe të tjerët?

f338f656aee34f5b317788cbcd774970
Lifestyle

14.11.2013 21:20

Burimi:

Dergoja shokut







Respekti përfshin mirësi, dashamirësi, nderim, gjakftohtësi dhe vlen si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Në disa qarqe, respekti është bërë një gjë e rrallë.

Çfarë është ajo që mund të bëjnë prindërit që të mësojnë fëmijët e tyre për vlerën e vërtetë të respektit, ashtu që fëmijët të fillojnë t’i trajtojnë njerëzit e tjerë në të njëjtën mënyrë. Filloni herët për t’i treguar fëmijës tuaj se çfarë është respekti. Sapo fëmija mëson të komunikojë dhe formëson sjelljen e tij, duhet të mësohet të respektojë të tjerët, veçanërisht të rriturit në mjedisin e tyre. Prindërit vetë duhet të nxisin respektin, sepse siç e dimë, shumica e fëmijëve mësojnë nga shembujt dhe nëpërmjet shembullit tonë të mirë, do t’u tregojmë atyre se çfarë është respekti.

Prindërit duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, të dëgjojnë njëri-tjetrin kur flasin, të pranojnë mendimet reciproke edhe nëse janë mendime të ndryshme dhe gjithmonë të trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi. Me anë të shembullit personal, mundemi që fëmijën ta mësojmë me sjellje të mira, respekti për privatësinë e të tjerëve dhe pronës së të tjerëve.

Të gjitha këto duhet mësuar fëmijës sa më herët që të jetë e mundur.

Duhet të tregoni respekt dhe për fëmijën tuaj. Respektoni dëshirat, mendimet dhe gjërat e tij. Bisedoni me qetësi me fëmijën, pa humbur nervat dhe jo duke e quajtur atë me emra nënçmues si dhe pa përbuzje.


Më të rejat nga Lifestyle

210x150
Shëndetësi
Tretmani ideal për lëkurën tuaj të fytyrës në vjeshtë

Fillimi i vjeshtës kërkon kujdes më intensiv për lëkurën tuaj që t’i përshtateni ditëve të...

20.10.2014 19:54


210x150
Lifestyle
Ja si ndahen njerëzit e dhembshur

Ndarjet nuk janë asnjëherë argëtuese. Dikush përfundon duke u lënduar. A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse ...

20.10.2014 19:21


210x150
Modë
Kafeja i dhuron bukuri fytyrës, trupit dhe flokëve tuaj

Mendoni se nuk mund ta doni kafenë më shumë se kaq? Mendoni sërish. Kafeja tashmë mund të përfshihet edhe në r...

20.10.2014 19:15


210x150
Lifestyle
Ky është bartësi natyror i Ebolas

Epidemia aktuale e Ebola filloi nga mishi i një lakuriqi të infektuar në Afrikë shkruan gazeta britanike "The Independent&qu...

20.10.2014 15:08


210x150
Lifestyle
Spanjë, shërohet infermierja e infektuar me Ebola

Shërohet infermierja spanjolle e infektuar me Ebola. Teresa Romero ishte personi i parë që u infektua me virusin e rrezikshëm, jas...

20.10.2014 10:15